2012-09-27 15:42:17

Konferencë shtypi në Vatikan lidhur me procedurat juridike, në prag të procesit për dokumentat e marra nga tryeza e Papës


Gjykatësit e Shtetit të Vatikanit janë krejtësisht të pavarur: kështu deklaroi promotori i drejtësisë, avokati Xhovani Xhakobe, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë, ku sot, u bë një takim me gazetarët për procedurat juridike, që ndiqen në Vatikan. Të shtunën, më 29 shtator, do të fillojë faza përfundimtare e gjyqit kundër ish-kujdestarit të dhomës së Benediktit XVI, Paolo Gabriele dhe kundër teknikut informaticien, Klaudio Sharpeleti. I pari akuzohet për vjedhjen e dokumenteve të rezervuara dhe nxjerrjen e tyre jashtë Vatikanit, ndërsa i dyti, për favorizim.
Sipas gjykatësit, Paolo Gabriele mund të dënohet nga pak muaj deri në 4 vjet burgim, por Papa mund ta falë. Teorikisht, Benedikti XVI, i cili deri tani nuk ka ndërhyrë në punën e hetuesve e të juristëve, mund ta bëjë këtë në çdo çast. Falja e Atit të Shenjtë funksionon juridikisht njësoj si ajo e krerëve të tjerë të shtetit, në të gjithë botën: anullon çdo dënim.







All the contents on this site are copyrighted ©.