2012-09-27 15:40:58

Bjellorusi: takimi i Nuncit apostolik me disa të burgosur në burgje të Vendit


Në shenjë të konsideratës për Autoritetin moral universal të Atit të Shenjtë Papë dhe për angazhimin humanitar të Selisë së Shenjtë, në kuadrin e marrëdhënieve diplomatike bilaterale, Përfaqësuesi Papnor në Minsk, kryeipeshkvi Claudio Gugerotti, është autorizuar të vizitoi disa të burgosur që mbahen në burgje të Bjellorusisë: është fjala për Kovalenko, Syromolotov, Statkevich, Beliacki, Dashkievich, Lobov e Severinec. Nunci apostolik në Minsk ka takuar çdonjërin prej të burgosurve në vendet ku ata mbahen të burgosur, e është informuar për gjendjen e tyre dhe ka dëgjuar më shumë vëmendje atë që ata kanë menduar t’i shprehin gjatë takimit. Nunci imzot Gugerotti siguroi lutjen e Papës dhe të katolikëve për ta e për familjet e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.