2012-09-26 16:48:17

Patriku Laham i Sirisë: të lira pengjet e krishtera, falë dialogut me rrëmbyesit


Në Siri, u liruan të 240-t besimtarët e krishterë greko-melkitë, që u rrëmbyen dje në territorin e fshatit Rableh, në kufi me Libanin. Këmbanat ranë gjithë ditën për festë e në fshat u kremtua një meshë falenderimi e një ceremoni solemne ndërfetare pajtimi. Lajmin na e dha vetë Patriku greko-katolik i Damaskut, imzot Gregorios III Laham, në mikrofonin tonë:RealAudioMP3
Sapo e mora vesh lajmin se u liruan të gjithë e kjo u bë e mundur falë dialogut të njerëzve të fshatit Rableh me rrëmbyesit e armatosur… Është një shembull, që na thotë se me dialog mund të bëhet gjithçka, ose së paku, mund të bëhet shumë.
A i njihnin rrëmbyesit?
Dinin se rrëmbyesit janë njerëz, që sillen rreth fshatit, që prej 20 ditësh. Duan të ndezin tensione ndërmjet grupeve të ndryshme fetare, myslimanë, të krishterë… Por, vendasit e njohin njëri-tjetrin dhe ditën ku t’i kërkonin, i ndoqën dhe e morën vesh kush janë. Shkuan tek ata dhe u thanë: jemi edhe ne sirianë, duhet të jetojmë së bashku, nuk mund të veprojmë kështu… e arritën t’i bindin se duhet të jetojmë si vëllezër.
Pse ndryshuan mendjen rrëmbyesit? I patën marrë këta njerëz për ndonjë arsye, apo jo?
Ishin 240 vetë, nuk e di pse. Por kam qenë gjithnjë i bindur për faktin se dialogu dhe miqësitë e vendasve shërbejnë shumë, janë të rëndësishme. Ne arabët themi: më parë fqinji, pastaj shtëpia jote. Në Rableh, greko-katolikët janë shumicë. Pastaj, janë maronitët, alauitët… Kjo është pika nevralgjike, alauitët. Ka prirje për nxitjen e tensioneve me të krishterët - të cilët thirren për të zgjidhur problemet ndërmjet bashkësive të ndryshme jo të krishtera - që lufta të bëhet fetare, por këtë duhet ta shmangim me çdo kusht.








All the contents on this site are copyrighted ©.