2012-09-24 16:51:03

Shtëpia Botuese “Rizzoli” do të publikojë librin e Papës mbi fëmijërinë e Jezusit


Shtëpia Botuese e Vatikanit dhe Shtëpia Botuese italiane “Rizzoli” kanë nënshkruar një marrëveshje për publikimin e librit të Papës Benedikti XVI mbi fëmijërinë e Jezusit në Ungjij. “Rizzoli” mund të shesë kështu, në të gjithë botën, të drejtat e autorit për veprën. Në Itali, vëllimi i ri, i cili parashikohet të dalë në librari para Krishtlindjes, është botim i përbashkët LEV-Rizzoli. Së bashku me edicionin në italisht, do të dalë edhe ai në gjuhën gjermane, publikuar nga Herder, shtëpi botuese e përdorur prej kohësh nga Jozef Racinger. Po punohet për përkthimin e librit në gjuhë të tjera.
Më këtë vëllim të tretë të Trilogjisë për Jezusin, Papa dëshiron ta bëjë të njohur figurën e Jezusit përmes tregimeve të fëmijërisë, që përmbahen në Ungjijtë. Është plotësimi i dy veprave të mëparshmëve, të librit “Jezusi i Nazaretit”, botuar në vitin 2007 po nga “Rizzoli dhe i vëllimit “Jezusi i Nazaretit. Nga hyrja në Jeruzalem deri në Ringjallje”, publikuar nga Shtëpia Botuese e Vatikanit në vitin 2011. Ashtu si herët e tjera, është vetë Ati i Shenjtë Ratcinger, që ka vendosur për “Rizzoli”-n, për arsye të shpërndarjes, që siguron kjo Shtëpi e madhe Botuese. Jozef Ratcinger – Benedikti XVI e ka orientuar kërkimin shkencor dhe veprën e vet për ta bërë të njohur “figurën e mesazhin e Jezusit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.