E diel 23 shtator, Kisha kremton të dielën e 25-të gjatë vitit liturgjik. Gjithnjë
më 23 shtator kalendari kujton edheshënPiut nga Pietralçina, meshtar
kapuçin e shën Linit, papë. Kjo ditë na përkujton se edhe sot, si në kohët e largëta,
ftohemi të hapim mendjen e zemrën, për t’i bërë vend Fjalës që shëlbon. Të hënën
më 24 shtator, kalendari Kishtar përkujton Lumen Mari Virgjër nga Merçede. Përmes
liturgjisë së kësaj dite Jezusi na kërkon t’i pastrojmë zemrat, për të zhdukur prej
tyre çdo gjë që na pengon në ecjen drejt Tij. Duke u çliruar nga barrët e panevojshme,
mund t’i lartojmë më lehtësisht sytë drejt qiellit e ta ndjejmë veten shumë më të
lirë. Të martën më 25 shtator, bie përkujtimi i shën Firminit, ipeshkëv
i Amiensit e martir. Liturgjia e kësaj dite na kujton se njeriu nuk mund të shikojë
në errësirë, se kërkon dritë e, prej këndej, se i krishteri, me shembullin e jetës
së tij, është i thirrur të jetë dritë në errësirën e botës, që të gjithë të mund ta
shikojnë Jezu Krishtin. Të mërkurën më 26 shtator, Kisha kremton të dielën
e 26-të gjatë vitit kishtar e po më 26 shtator kalendari përkujton edhe shenjtorët
Kozmain e Damjani, martirë dhe shën Nilin, abat, themelues i manastirit të Grottaferratës,
afër Romës. Këtu e në manastire tjera të Etërve Bazilianë jetojnë e veprojnë murgjit
e shën Bazilit, të ritit bizantin. Ndër këta murgjër të shën Bazilit, ka edhe shumë
arbëreshë. Liturgjia e kësaj dite na kujton se Zoti e do popullin e vet, se i prin
drejt së vërtetës, drejt jetës së Amshuar. Zoti zgjedh në histori figura të veçanta
për t’i dhënë popullit të vet mesazhe të fuqishme.
Të enjten më 27 shtator
, kalendari kishtar kujton shën Vincenc de' Paolin, meshtar, themelues i Kongregatës
së Misioneve e të Bijave të Dashurisë, pajtor qiellor i të gjitha Shoqatave të Bamirësisë.
Liturgjia e ditës na kujtojnë se gjithçka kemi, mund të bëhet mjet shëlbimi ose pengesë
në rrugën tonë drejt mbretërisë qiellore e se dashuria jonë për Zotin duket në gjërat
e vogla, të përditshme. Të premten më 28 shtator , kalendari kishtar kujton
shën Vinceslaun e Bohemisë, martir, shën Lorenc Ruizin me Shokë, martirë. Liturgjia
e ditës na kujton se ndjekja e Zotit përjashton çdo kompromis. Në se pranon ta ndjekësh
Krishtin, duhet të heqësh dorë nga gjithçka tjetër. E atëherë do të vërejmë me gëzim
se që në këtë jetë realiteti ynë nis të ndryshojë e zemra nis të na rrahë me ritmin
e Zemrës së Zotit.
Të shtunën e ardhshme, më 29 shtator Kisha na fton
të bashkojmë zërat tanë në korin e Engjëjve në festën e Kryeengjëjve Mikelit, që
do të thotë ‘Kush është si Zoti’; Gabrielit që do të thotë ‘forca e Hyjit’
e Rafaelit që do të thotë ‘ilaçi i Zotit’. Këta kryeengjëj na tregojnë
se Hyji nuk na lë kurrë vetëm. Kryeengjëjt, gjithnjë në prani të Zotit e gjithnjë
gati për të shërbyer, janë provë e ndihmës që Hyji ia ofron gjithnjë njeriut.
Të
dielën e ardhshme më 30 shtator, Kisha do të kremtojë të dielën e 26-të gjatë
vitit liturgjik, e gjithnjë më 30 shtator kalendari përkujton shën Jeronimin, meshtar
e doktor i Kishës, që i lutej Zotit t’i jepte diturinë e vërtetë për të kuptuar si
duhet Fjalën Hyjnore. Gjithnjë të dielën më 30 shtator kalendari kishtar kujton edhe
shën Françesk Borgjia, jezuit.