2012-09-21 17:17:34

Thirrje e përbashkët e Lidhjes Arabe, Bashkimit Evropian e Bashkimit Afrikan: jo urretjes fetare


Në një notë të përbashkët të Lidhjes Arabe, Konferencës Islamike, Bashkimit Evropian e Bashkimit Afrikan dënohet urrejtja fetare, kërkohet respektimi i lirisë së shprehjes, por edhe i të gjithë profetëve. Në ditën e premte, ditë lutjeje për myslimanët, kjo deklaratë synon të pajtojë shpirtrat e ndezura kundër karikaturave të revistës satirike franceze Charlie Hebdo. Institucionet e rëndëisshme konfirmojnë impenjimin e tyre për masat kundër blasfemisë. Ne botën arabe, pak incidente, por dy të vdekur në Peshauar të Pakistanit.
Edhe në Pogradec, e ashtuquajtura “Lidhja e Imamëve të Shqipërisë” kishte parashikuar dje një protestë kundër filmit amerikan për Muhametin, por në të u paraqitën vetëm disa kureshtarë. Protesta do të bëhet më 22 shtator me dyer të mbyllura.







All the contents on this site are copyrighted ©.