2012-09-21 17:10:51

Kosova ka 1.739.825 banorë, sipas regjistrimit të fundit


Sipas rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, numri i banorëve që jetojnë në territorin e Kosovës është 1.739.825. Këtu duhet përjashtuar veriun e qytetit të Mitrovicës dhe tre komunat veriore Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, në pjesën veriore të Kosovës, të cilat kanë refuzuar të marrin pjesë në regjistrim. Regjistrimi i munguar 30 vite u realizua në pjesën më të madhe të Kosovës, por jo edhe në veriun e dominuar nga serbët e strukturat e tyre paralele që e refuzuan regjistrimin, ku ky proces u tha se do kryhej më vonë.

Rezultatet përfundimtare u bënë të ditura sot, ndërkohë që në Prishtinë u mbajt konferenca ndërkombëtare “Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë”, organizuar nga Agjencia për Statistika e Kosovës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Regjistrimi nuk është kryer në Kosova që para plot gjysmë shekulli, në verën e vitit 1962, e sipas të dhënave të publikuara në shtypin e asaj kohe, numri i banorëve arrinte në një milion qytetarë.
Sipas statistikave kosovare, në regjistrimin e popullsisë së vitit 1981, ku u përfshinë të gjitha etnitë, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh.







All the contents on this site are copyrighted ©.