2012-09-20 14:47:52

Publikohet programi i vizitës baritore të Benediktit XVI në Loreto


Salla e Shtypit e Vatikanit njoftoi programin e vizitës baritore të Papës Benedikti XVI në Loreto të Italisë, ku do të shkojë më 4 tetor, në 50-vjetorin e shtegtimit të Papës Gjoni XXIII në qytetin, ku ndodhet e nderohet shtëpia e Virgjërës Mari. Ati i Shenjtë do të arrijë në orën 10.00, me helikopter, në Qendrën Gjon Pali II të Montorsos. Etapa e parë do të jetë vizita në Shtëpinë e Shenjtë, e cila ndodhet brenda shenjtërores lauretane, ku Benedikti XVI do të adhurojë të Shenjtnueshmin Sakrament e do t’i lutet Nënës së Zotit. Në orën 10.30, Papa do të kremtojë meshën në sheshin e Zojës së Loretos. Në orën 13.45, dreka në Qendrën Gjon Pali II, në Montroso. Benedikti XVI do të largohet nga Loreto në orën 17.00.







All the contents on this site are copyrighted ©.