2012-09-18 16:03:25

Papa Benedikti XVI emëron etërit sinodalë për Asamblenë e ardhshme të ipeshkvijve mbi ungjillëzimin e ri.


Benedikti XVI ka emëruar Etërit sinodalë të Asamblesë së Përgjithshme të Rregullt të Sinodit të Ipeshkvijve, që do të mbahet nga data 7 deri më 28 tetor 2012, mbi temën “Ungjillëzimi i ri për transmetimin e fesë së krishterë”.
Po përmendim vetem disa nga lista e gjatë e etërve sinodalë. Nga kardinajt: Angelo Sodano, dekan i Kolegjit kardinalor; Joachim Meisner, kryeipeshkëv i Këlnit të Gjermanisë; Vinko Puljiç, kryeipeshkëv i Sarajevës, Bosnje-Hercegovinë; Polycarp Pengo, kryeipeshkëv i Dar-Es-Salaam nga Tanzania, president i Simpoziumit të Konferencës Ipeshkvnore të Afrikës e Madagaskarit; Christoph Schonborn, kryeipeshkëv i Vjenës së Austrisë; Goerge Pell, kryeipeshkëv i Sidnéjt të Australisë; Josip Bozaniç, kryeipeshkëv i Zagrebit të Kroacisë; Péter Erdë, kryeipeshkëv i Estergom-Budapestit të Hungarisë, president i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane (C.C.E.E.); Agostino Vallini, vikar i Përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për dioqezën e Romës; Luìs Martìnez Sistach, kryeipeshkëv i Barcelonës së Spanjës; André Vingt-Trois, kryeipeshkëv i Parisit të Francës; Oswald Garcias, kryeipeshkëv i Bombeit të Indisë, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Konferencës së Ipeshkvijve të Azisë (F.A.B.C.).
Pastaj, emrat e prelatëve të emëruar për mbledhjen e nivelit të lartë sinodale: Francesco Moraglia, patrik i Venedikut, John Olorunfemi Onayekan, kryeipeshkëv i Abùxhës së Nigerisë; Hector Ruben Aguer, kryeipeshkëv i La Plata të Argjentinës, Antonio Arregui Yarza, kryeipeshkëv i Guayaquil të Ekuadorit, John Atcherlet Dew, kryeipeshkëv i Wellingtonit të Zelandës së Re; José Octavio Ruiz Arenas, sekretar i Këshillit papnor për Promovimin e Ungjillëzimit të Ri; José Horacio Gòmez, kryeipeshkëv i Los Anxhelesit; Bernard Longley, kryeipeshkëv i Birmingemit të Britanisë Madhe e shumë shumë të tjerë.







All the contents on this site are copyrighted ©.