2012-09-18 13:56:38

Në Irak, bombë para portës së katedrales së Kirkukut


Një bombë shpërtheu para portës së katedrales kalde kushtuar Zemrës së Krishtit, në Kirkuk, dioqezë me ipeshkëv imzot Luis Sakon, i cili të dielën, mori nga duart e Papës Nxitjen Apostolike “Kisha në Lindjen e Mesme”. Bomba ishte fshehur në një qese të zezë dhe shpërtheu në 9 pa një çerek të së dielës mbrëma, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht, asnjë të plagosur. Sipas policisë, tre njerëz të armatosur e lanë qesen para portës së katedrales dhe arritën t’u ikin forcave të rendit, të cilat i panë dhe hapën zjarr. Nuk është diçka e rastit pra, por një akt i vullnetshëm dhune, menjëherë pasi imzot Sako, duke komentuar vizitën e Benediktit XVI në Liban, pati theksuar se të krishterët e myslimanët duhet të punojnë së bashku, pasi kanë të njëjtën të ardhme. “Myslimanët – pati nënvizuar ipeshkvi i Kirkukut – janë 95% e ne 5%. Ç’duhet të bëjmë? Të promovojmë kulturën e dialogut e të paqes: ky është misioni ynë si të krishterë. Ndoshta, kjo mund t’i ndihmojë të ndryshojnë edhe mendësinë e tyre, reagimin e tyre me dhunë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.