2012-09-18 15:23:00

Deklaratë e BE-së për mbrojtjen e lirisë fetare


“Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë është një ndër parimet bartëse e themelore të Bashkimit Evropian, që impenjohet për luftimin e çdo diskriminimi, intolerance e dhune që ka të bëjë me të”. Kështu lexohet në një deklaratë të shkruar, e cila më 13 shtator i është dorëzuar Parlamentit evropian, së bashku nënshkrimet e deputetëve evropian, duke kërkuar dënimin e plotë e të qartë kundër “çfarëdo persekutimi bazuar mbi fenë”. Shpresa e kësaj nisme është që ky propozim të kalon e të bëhet qëndrim i vet Asamblesë Evropiane, çka do të mundësonte përsëri hapjen e debatit brenda institucioneve mbi këtë argument të rëndësishëm e delikat. BE-ja duhej të “promovojë nisma mirë të përcaktuara për luftimin e dhunës e të persekutimit që bëhet kundër të gjitha bashkësive fetare, duke u konsultuar me Vende të interesuara e duke promovuar ndërhyrje të koordinuara me të gjitha organizatat ndërkombëtare”, lexohet në një deklaratë të organizuesve të kësaj nisme.







All the contents on this site are copyrighted ©.