2012-09-17 15:06:13

Pakistan : vriten krishterë të tjerë. Besimtarët ndërtojnë murin për t’u mbrojtur prej sulmeve


Në Pakistan u vranë edhe dy të krishterë të tjerë, në periferinë e Karàçit, prej grupeve myslimane ekstremiste të etnisë pashtun që terrorizojnë popullsinë lokale. Deri tani janë katër viktimat e këtyre sulmeve, tri viktima vetëm gjatë dy javëve, në lagjen e krishterë Essa Nagri, ku jetojnë afër 50 mijë të krishterë në kushte të varfërisë së skajshme e pa shërbimet themelore të domosdoshme, të cilët tashmë janë marrë në shënjestër të grupeve ekstremiste që veprojnë lirisht pa të shqetësuar prej askujt. Banorët e zonës, të detyruar të jetojnë në një geto, “për t’u mbrojtur, kanë vendos të ndërtojnë një mur e të mbyllin hyrjen në lagje, atë përballë lagjes myslimane ku jetojnë grupet pashtun, prej të cilave vijnë sulmet”, tregon atë Victor John, famullitar katolikë i lagjes. “Tani lagjja është shndërruar në një geto të vërtetë, me një derë të vetme të hyrjes – vijon atë Victor, siç njofton agjencia Fides, i cili pastaj i fton besimtarët e krishterë të “mos hakmerren, të jenë gjithmonë të qetë, pajtues, edhe në protesta të ligjshme. I kërkojmë policisë – përfundon prifti famullitar – mbrojtjen e popullsisë së varfër të Essa Nagrit, e cila prej muajsh është viktimë e keqpërdorimeve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.