Zoti Nabih Berri është lindur në vitin 1938 në Fritaun të Sierra Leones, në një familje
emigrantësh libanezë. Mbaroi për jurisprudencë në vitin 1963. Para se të hynte në
politikë, ishte avokat. Nga viti 1980 deri në fund të luftës civile, më 1990, u vu
në krye të milicisë shiite “Amal”. Ka marrë pjesë në shumë qeveri, deri në vitin 1992,
kur u zgjodh në krye të parlamentit, detyrë, që e kryen edhe sot e kësaj dite, pasi
i është rinovuar për pesë herë me radhë. Flet arabisht e frëngjisht. Mysliman shiit,
është martuar me zonjën Randa.