2012-09-15 14:38:48

Bashkësitë fetare të Libanit


Çdo vend ka thirrjen e vet e situata gjeopolitike e Libanit ka përcaktuar thirrjen e tij: zinxhir i dyfishtë malesh, rrethuar me fusha e me shkretëtira, Mali i Libanit ka qenë, në shekuj, strehë për pakicat e kërcënuara, ose të persekutuara në Lindjen e Mesme. Prandaj, të flasësh për shumicë e për pakicë në Liban, është dytësore, pasi vendi i kedrave popullohet kryesisht nga pakica të ndryshme, saktësisht tetëmbëdhjetë.
“Libani është më tepër se vend, është mesazh” thoshte i Lumi Gjon Pali II, prandaj koncepti i demokracisë së numrave duhet kapërcyer për t’i lënë vendin logjikës së “mozaikut”: 12 bashkësi të krishtera (prej të cilave, 6 katolike), 5 myslimane dhe një hebraike, për 4 milion banorë, në një territor të madh sa Shqipëria.

Në mungesë të regjistrimit zyrtar të popullsisë, mund të thuhet se përbërja e popullsisë është sipas listës së mëposhtme, ku të parët janë në numër më të madh e të fundit, në numër më të vogël (asterisku shënon katolikët). Gjithashtu, prania e krishterë në Liban është rritur me ardhjen e refugjatëve nga Iraku (pas ndërhyrjes së vitit 2003) dhe nga Siria (pas fillimit të revoltës në vitin 2011):

TË KRISHTERËT
Maronitë*
Greko-ortodoksë
Greko-Melkitë katolikë*
Armenë apostolikë
Armenë katolikë*
Siro.katolikë*
Protestantë
Kaldej*
Siro-ortodoksë
Asirë të Lindjes
Latinë*

MYSLIMANË
Shiitë
Sunitë
Druzë

HEBRENJ
Qindra







All the contents on this site are copyrighted ©.