Në një farë kuptimi, Libani është “tokë shenjte”: Jezusi vizitoi shpesh Titon dhe
Sidonin, duke predikuar e duke shëruar të sëmurët (bija e kananesë). Shën Pjetri ndenji
një javë në Sidon, ndërsa shkonte për në Antioki, edhe Juda apostull predikoi në Bejrut,
ndërsa Shën Pali Apostull u ndal për pak kohë në Tiro. Pas Koncilit të Efesit
(431), atij të Kalcedonisë (451), të Kostandinopojës (680-681) dhe, pas fitores së
Islamit, Kisha në Lindje u nda në disa grupe: nestoriane, monofisite, melkite, armene,
maronite, sire, kalde, secila me gjuhën e vet liturgjike, me hierarkinë e ritet e
veta. Të gjitha këto Kisha, që ruajnë me xhelozi dallimet ndërmjet tyre, kanë të përbashkët
me Islamin jo vetëm gjuhën arabe, por edhe kulturën e mënyrën e jetesës e madje, edhe
vështirësitë.
Kisha maronite Bashkësia maronite ka atë shpirtëror
Shën Maroun, një asket, që ka jetuar në shekullin IV në Antioki, ku për herë të parë,
dishepujt e Krishtit u quajtën të krishterë. Në Antioki (Turqia e sotme), sot ka vetëm
një meshtar latin, që ruan shenjtëroren e Shën Pjetrit. Persekutimet e monofisitëve,
e më pas, fitorja e arabëve, shkaktuan emigrimin e murgjërve dishepuj të Shën Maroun
drejt Malit të Libanit. Rreth manastireve të tyre u mblodhën pak nga pak bërthamat
e para të bashkësive fshatare maronite. Kisha maronite karakterizohet nga një traditë
e spikatur murgare-eremite e nga liturgjia në gjuhën sirishte-aramajkishte dhe në
arabisht. Ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në pavarësinë e Libanit dhe në kulturën
e vendit, gjë që e detyroi përfaqësuesin e Mbretërisë së Jordanisë në vitin 1947,
të thotë: “Libani e ka ruajtur gjuhën e Profetit Muhamet në kuvendet e tij, në eremitazhet
dhe në kishat e tij”. Patriku i Antiokisë së Maronitëve, Bekara Butros Raji e ka selinë
në Bkèrkè dhe ka jurisdicion mbi të gjithë maronitët e botës. Maronitët janë shumica
e bashkësisë katolike në Liban, ndërsa në botë, ata numërojnë disa milion.
Kisha
greko-melkite katolike Ndarja nga Kisha greko-ortodokse dhe bashkimi me
Romën u bë në vitin 1724, edhe falë kontributit të Kishës maronite dhe të misionarëve
perëndimore, ardhur në Lindje në shekujt XVII-XVIII, ndër të cilët, etërit jezuitë.
Patriku i Antiokisë së greko-melkitëve, Fortlumturia e Tij Gregorios III Laham, e
ka selinë në Damask të Sirisë. Gjuha liturgjike është greqishtja dhe arabishtja. Eukaristia
kremtohet me bukë të ardhur, ndërsa verës i shtohet ujë i ngrohtë (riti i Zéonit).
Shenja e kryqit bëhet si ortodoksët, nga e djathta në të majtë me tri gishta, në nder
të Trinisë Shenjte.
Kisha Armene Katolike Lind nga ndarja
me Kishën Armene Apostolike në vitin 1740. Bashkësia armene katolike arriti në Liban
në tri valë emigracioni: (a) në shekullin XVIII pas persekutimeve për shkak të bashkimit
me Romën, (b) pas konfliktit të parë botëror e masakrave të otomanëve, (c) pas Luftës
II Botërore. Sot, emigrantë të tjerë vijnë nga Halebi i Sirisë, për shkak të luftës
në vazhdim. Patriku i Cilicës së Armenëve, Fortlumturia e Tij Nerses Bedros XIX Tarmouni
e ka selinë në Bejrut.
Kisha Siro-katolike U nda nga Kisha
Siro-ortodokse për t’u bashkuar sërish me Selinë e Shenjtë, por njihet prej saj në
vitin 1797. Patriku i Antiokisë së Asirëve, Fortlumturia e Tij Ignace Youssif III
Younan e ka selinë në Damask.
Kisha Kalde Është Kisha e Mesopotamisë,
themeluar nga Shën Toma Apostull. Kisha Kalde lindi nga ndarja me Kishën ortodokse
Asiro-kalde. Ka bërë përpjekje për t’u ribashkuar me Romën që në shekullin XVI, por
ato u zyrtarizuan në vitin 1830. Patriku i Babilonisë së Kaldejve, Fortlumturia e
Tij Emmanuel III Delly e ka selinë në Bagdad të irakut. Besimtarët kaldej në Liban
arrijnë në 10 mijë vetë, por janë shtuar pas ndërhyrjes së amerikanëve në Irak, në
vitin 2003. Në të gjithë botën, numërojnë rreth 500 mijë vetë.
Bashkësia
Latine Bashkësia aktuale latine në Liban e ka origjinën në shekullin XIV,
me mbërritjen e françeskanëve të Rojtarisë së Tokës Shenjte, të cilët kujdesëshin
shpirtërisht për tregtarët evropianë, por edhe për besimtarët maronitë e melkitë të
Malit të Libanit. Më pas, i ndoqën kapuçinët në Sidon (1626), karmelitanët në Mar
Lisha (1643), jezuitët në Sidon (1644). Në vitin 1772, ngrihet një Vikariat Apostolik
latin me jurisdiksion në territoret e Libanit e të Sirisë. Mbërritja e misionarëve
protestantë anglofonë, në fillim të shekullit XIX, u dha hov të ri misioneve katolike:
lazaristët e Tripolit (1830) dhe jezuitët e Bikfaya (1833), maristët e Jounieh (1898),
vëllezërit e shkollave të krishtera në Tripolo (1886) e pastaj në Bejrut (1894). Vikariati
Apostolik latin në Bejrut përbëhet sot nga një dioqezë, 9 famulli, ku shërbejnë 7
meshtarë dioqezanë dhe rregulltarë të kongregatave të ndryshme. Që nga 8 shtatori
i vitit 1974, Vikar Apostolik është imzot Paul Dahdah, që e ka selinë në Jeita (veri
të Bejrutit).
Kisha greko-ortodokse 271 famulli, ku shërbejnë
189 meshtarë. Patriku greko-ortodoks i Antiokisë, Fortlumturia e Tij Ignace IV Hazim
e ka selinë në Damask.
Kisha Armene Apostolike 14 famulli.
Katolikos i Shtëpisë së Madhe të Cilicës është Aram I Kechichian, që e ka selinë në
Antelias të Libanit.
Kisha siro-ortodokse 2 dioqeza. Patriku
siro-ortodoks i Antiokisë është Mar Ignatius Zakka I Ivas, që e ka selinë në Damask.
Kisha
Asire e Lindjes 1 dioqezë. Patriku i Kishës Asire të Lindjes është Mar
Denkha IV, me seli në Çikago të SHBA-ve.
Kisha kopto-ortodokse Besimtarët
e saj janë kryesisht emigrantë egjiptianë. Autoriteti i tyre është murgu Paulus Al-Mashreqi,
me seli në Sinn-el-Fil (Bejrut).
Bashkësi të ndryshme protestante Katër
kryesoret janë: Sinodi Ungjillor i Sirisë dhe i Libanit, Kisha Kombëtare Ungjillore,
Bashkimi Armen Ungjillor dhe Kisha Episkopaliane Ungjillore.