2012-09-14 16:53:41

Papa në bisedë me gazetarët: fundamentalizmi është falsifikim i fesë


Gjatë fluturimit me avion për në Liban, në udhëtimin e 24-të ndërkombëtar, Papa u ndal në bisedë me gazetarët që e shoqëronin në këtë shtegtim. Një bashkëbisedim që përshkoi tema të rëndësishme e të forta, nga dialogu me Islamin, tek pranvera arabe, te frika për gjendjen e të krishterëve në Siri e në Mesdhe, tek mbështetja që mund t’u vijë atyre nga Kisha e nga katolikët e Perëndimit.
“Askush nuk më ka këshilluar të heq dorë nga ky udhëtim e unë nuk e kam menduar kurrë këtë hipotezë, sepse e di që kur situata bëhet më e komplikuar, atëherë bëhet edhe më i nevojshëm të ofrosh një shenjë vëllazërimi, një shenjë të inkurajimit e të solidaritetit”. Kështu, Benedikti XVI shprehi me pak fjalë – duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në frëngjisht e italisht – ndjenjat me të cilat po përballonte këtë udhëtim apostolik në Liban – qëllimi i të cilit, shtoi, në një Vend që tashmë përfaqëson një mesazh të takimit ndërfetar, është, pra “ftesa për dialog, për paqe kundër dhunës, e përpjekja e kërkimit të përbashkët e zgjidhjes së problemeve”.

Duke u përgjigjur në pyetjen mbi imperativin e dialogun me Islamin, sot në një moment të rritjes së fundamentalizmit, Papa nuk mungoi së nënvizuari se “fundamentalizmi është gjithmonë falsifikim i fesë” e cila, përkundrazi, na mëson e na fton ta përhapim paqen e Zotin. Prandaj, “angazhimi i Kishës dhe i feve”, vërejti, “është arritja e spastrimit nga ky tundim, është ndriçimi i ndërgjegjes së njerëzve dhe puna për të ndihmuar që çdonjërin ta ketë imazhin e qartë e të drejtë të Zotit. Prandaj bëjë thirrje për një respekt të fortë sepse çdonjëri prej nesh është “imazh i Zotit”.
Pa aq i qartë nga ana e Papës qe edhe nxitja për tolerancë, pa të cilën, tha ai, nuk ka liri të vërtetë”. E lidhur me pranverën arabe dhe rrezikun e mbijetesës të të krishterëve, pakicë në ato zona, Benedikti XVI nënvizoi se dëshira e demokracisë më të madhe, lirisë, bashkëpunimit, në vetvete janë pozitive, janë një “progres”, mirëpo mund të rriten vetëm nëse ndahet së bashku, nëse jetohen së bashku sipas rregulloreve mirë të përcaktuara. “Duhet të bëjmë gjithçka është e mundur”, janë fjalët e tij, në mënyrë që “koncepti i lirisë, dëshira e lirisë të shkon në drejtim të duhur e të drejtë dhe të mos harrohet toleranca, pajtimi, që janë elemente themelore të vet lirisë”.

Për sa i përket pastaj situatës në Siri, Papa nënvizoi se nga të gjithë duhet të promovohen gjeste, edhe materiale, për të favorizuar përfundimin e luftës e të dhunës. I madh është rreziku që të krishterët mund të largohen nga këto vise, vërejti Papa, megjithëse, shtoi ai, ikin edhe myslimanët. “Ndihma themelore për ta larguar këtë rrezik do të ishte fundi i dhunës”. Roli i Kishës është, përsëriti disa herë Papa, përhapja e mesazhit të paqes, angazhimi për të sqaruar e bindur që dhuna nuk është rrugëzgjidhje, e në këtë drejtim është më shumë rëndësi edhe detyra e gazetarëve. Këndej thirrja: “në vend të armëve, që është mëkat i rëndë, do të duhej të importonim ide, paqen, t’i pranojmë të tjerët edhe me tiparet dalluese që kanë, ta bëjmë të dukshëm respektimin e anasjelltë të feve, respektimin e njeriut si krijesë e Zotit, dashurinë ndaj të tjetrit si element themelor për të gjitha fetë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.