2012-09-14 15:56:21

Një qytet, pesë dioqeza dhe një Vikariat Apostolik


Bejruti i Maronitëve (seli ipeshkvnore nga viti 1577) është kryeeparki me 232 mijë besimtarë, të ndarë në 127 famulli. Në to e në 58 institutet edukative e të bamirësisë shërbejnë 132 meshtarë dioqezanë, 30 meshtarë rregulltarë, 30 rregulltarë jo meshtarë e 169 murgesha. 58 seminaristë po përgatiten për meshtari e pagëzimet arrijnë në 1881, vetëm vitin e kaluar. Kryepeshkop është imzot Paul Joussef matar, që nga viti 1996.
Bejruti i greko-melkitëve (shekulli IV) dhe Jbeil e greko-melkitëve, sub-urbikare (që nga 16 gushti 1881). Metropoli me 200 mijë besimtarë, të shpërndarë në 119 famulli, 22 kisha, ose stacione misionare. Në to e në 116 institutet edukative e të bamirësisë shërbejnë 56 meshtarë dioqezanë, 60 meshtarë rregulltarë, 109 rregulltarë jo meshtarë dhe 1 diakon i përhershëm. Vitin e kaluar janë pagëzuar 1.079 vetë e 18 seminaristë po përgatiten për meshtari. Që nga 23 gushti 1975, kryeipeshkvi është imzot Cyril Salim Bustros i Shoqërisë së Misionarëve të Shën Palit.
Bejruti i armenëve (1928, 1929). Metropoli dhe Eparki e Kishës patriarkale të Cilicës së Armenëve me 12 mijë besimtarë, të ndarë në 7 famulli e në kisha-stacione misionare. Në to e në 22 institutet edukative e të bamirësisë shërbejnë 2 meshtarë dioqezanë, 13 meshtarë rregulltarë, 26 rregulltarë, 22 murgesha dhe 1 diakon i përhershëm. Vitin e kaluar janë pagëzuar 155 vetë në këtë rit e po përgatiten për meshtarë, 2 seminaristë. Që nga 5 gushti 1982, kreu i Kishës është Fortlumturia e Tij Nerses Bedros XIX Tarmouni, Patrik i Cilicisë së Armenëve.
Bejruti i kaldejve (3 korrik 1957). 19 mijë besimtarë të shpërndarë në 3 famulli, që shërbehen nga 2 meshtarë dioqezanë, 1 meshtar rregulltar, 1 rregulltar, një murgeshë dhe një diakon i përhershëm. Kjo dioqezë ka katër institute edukative e të bamirësisë dhe 57 pagëzime për vitin e kaluar. Nga 10 marsi i vitit 2001, ipeshkëv është imzot Michel Kassarji.
Bejruti i asirëve (1817). Është eparki e Kishës patriarkale të Antiokisë së Asirëve, me 14.500 besimtarë, të ndarë në 5 famulli e 5 kish-stacione misionare. Këtu shërbejnë 17 meshtarë dioqezanë, 5 meshtarë rregulltarë, 21 rregulltarë, 20 murgesha, 2 seminaristë, 2 diakoj të përhershëm. Me 74 pagëzime në vit, kjo Kisha ka 9 institute edukative e bamirësie. Kreu i kësaj Kishe është Fortlumturia e Tij Youssif III Younan.
Bejruti i latinëve (4 qershor 1953). Vikariat Apostolik me 10 mijë besimtarë, të shpërndarë në 8 famulli. Është Kisha më aktive, me 379 institute edukative e bamirëse, ku shërbejnë 1 meshtar dioqezan, 142 meshtarë rregulltarë, 198 rregulltarë, 1.095 murgesha e 2 diakoj të përhershëm. Gjatë viti të kaluar janë pagëzuar 115 vetë. Vikar Apostolik, që nga 30 korriku 1999, është imzot Paul Dahdah.







All the contents on this site are copyrighted ©.