Është pjesë e një kompleksi, ku përfshihet edhe seminari i madh dhe një “shtëpi shkrimtarësh”,
të cilët i kushtohen studimit të teksteve të shenjta dhe përkthimit në arabisht të
teksteve të magjisterit. Gjithashtu, publikojnë edhe një revistë fetare. Qendra është
ngritur në vitin 1909 si seli e sapo të themeluarës “Shoqëri e Misionarëve të Shën
Palit”, greko-melkite. Shumë shpjet hapet një tipografi, që u mëson zanatin të rinjve
të zonës, duke u kthyer më vonë në një pol tirpografik, me mëse 40 shtypshkronja.
Shoqëria fillon një veprimtari intensive edukative dhe, në vitin 1952, ngre një Institut
për studimin e teologjisë dhe të filozofisë. Ndërkaq, fillon ndërtimi i Bazilikës
së Shën Pjetrit e të Shën Palit (1947-1962), e cila riprodhon, në përmasa më të vogla,
Bazilikën e Shën Sofisë në Stamboll. Me kupolat e saj karakteristike, ajo mund të
shihet edhe nga bregdeti. I Lumi Gjon Pali II e vizitoi këtë bazilikë gjatë udhëtimit
apostolik të majit 1997. Në të mund të hyjnë rreth 450 vetë.