2012-09-13 16:50:52

Benedikti XVI në Liban lajmëtar i Paqes - “Pax Vobis”!


Gjatë udhëtimit në Liban, nga 14 deri më 16 shtator, Benedikti XVI do të përdorë gjuhën franceze në fjalimet e në takimet publike, siç bëri të dielën e kaluar gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot gjatë thirrjes së tij për paqe në Lindje të Mesme. Kështu tha mes tjerash atë Federiko Lombardi në takim me gazetarë në përgatitje të udhëtimit të 24-të ndërkombëtar të papnisë së Atit Shenjtë Jozef Ratcinger. Motoja e këtij udhëtimi apostolik është “Pax Vobis” – “Paqja qoftë me ju”.
Nga Roma Papa Benedikti XVI do të udhëtojë i shoqëruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit Tarçizio Bertone, nga zëvendësi Angelo Beciu, nga prefekti i Kongregatës së Kishave lindore Leonardo Sandri, nga presidenti i Këshillit papnor për dialogun ndërfetar Jean Louis Tauran, nga presidenti i Këshillit papnor për bashkimin e të krishterëve Kurt Koch e nga sekretari i Sinodit të ipeshkvijve Nikola Eterovic. Grupi përcjellës përmbledh e shpreh më së miri mozaikun e realitetit të cilin Papa do ta takojë në Liban në nivelin fetar e civil, ndërsa sekretaria e sinodit është e ftuar pse Benedikti XVI do të nënshkruajë e dorëzojë dokumentin pas sinodal të ipeshkvijve mbi Lindjen e Mesme, mbajtur në vitin 2012 në Vatikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.