2012-09-11 15:40:34

Ground Zero kujton 11 Shtatorin e vitit 2001.


Ditë përkujtimore sot në SHBA-së me rastin e njëmbëdhjetë vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001kundër Kullave binjake në Nju Jork, Pentagon e Uashington e devijimi i një avioni që u përplas në Pensilvani. Kombi amerikan sivjet ka organizuar pak ceremoni përkujtimore për ngjarje, në shenjë të qartë që tregon Vendi se ka rifilluar një faqe të re të historisë duke shikuar e ecur përpara, sidomos në periudhën e papunësisë së lartë dh të borxhit tepër të madh publik.
Në Gound Zero, si çdo vit, pas sulmeve terroriste islamike kundër ''World Trade Center'' (WTC), emrat e 2752 viktimave përmenden një nga një gjatë ceremonisë përkujtimore që organizohet në vendin ku ngriheshin rrokaqiejt binjakë prej 170 katesh në Nju Jork, ku tani është ndërtuar monumenti kushtuar pikërisht atyre që humben jetën në ato sulme tragjike të terrorizmit islamik.
Presidenti Obama mori pjesë në një ceremoni në Pentagon. Tani Amerikan “është më e fortë” tha Kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke kujtuar se Al Kaeda është përgjysmuar, po ende ka shumë sfida para vetes si brenda SHBA-së e po kështu edhe në nivelin botëror.
“Tragjedia e asaj dite është përkeqësuar nga pretendimi i atentatorëve se gjoja vepronin në emër të Zotit”. Kështu u shpreh Benedikti XVI vitin e kaluar duke përkujtuar dhjetë vjetorin e 11 shtatorit të vitit 2001. Me atë rast, në letrën dërguar kryeipeshkvit të Nju Jorkut, kardinali Dolan, Papa Jozef Ratcinger ripohoi me forcë se “kurrë besimi fetar në Zotit nuk mund të përdoret për motive dhune e terrorizmi” e shtoi: “Edhe një herë, duhet të pohohet në mënyrë të qartë e të padyshimtë se asnjë rrethanë, asnjë shkak kurrë nuk mund të justifikon aktet e terrorizmit”.
Benedikti XVI, pastaj kujtoi “viktimat e shumta të pafajshme” që humbën jetën në atë “sulm brutal”, duke ia besuar “mëshirës së pakufishme të Zotit “ dhe përmes lutjes kërkon ngushëllimin për ata njerëz që kanë qenë goditur nga humbja e të dashurve të vet.
Ati i Shenjtë Benedikti XVI lëvdoi popullin amerikan “për guximin dhe bujarinë që ka treguar gjatë ndihmës së dhënë, si dhe për gatishmërinë në vazhdimin e ecjes përpara me shpresë e besim”.
Së fundi, Benedikti XVI lartoi “lutjen e tij të zjarrtë” Hyjit që “impenjimi i vendosur për drejtësi e një kulturë globale të solidaritetit të kontribuojë për çlirimin e botës nga hakmarrjet që kaq shpesh e kaq shumë i lënë hapësirë akteve të dhunës”, duke krijuar në të njëjtën kohë “kushtet për një paqe ma të madhe, ma të fortë dhe prosperitet” në perspektivën e “një të ardhme më të ndritur e më të sigurt”.
Në Graund Zirou shohim pasojat e urrejtjes në ditët tona. E me lutjen e tij, Papa Benedikti XVI i ftoi të gjithë të kujtojnë se këtu, vërtetë u jetua përvoja e urrejtjes dhe e dhimbjes, por jo më pak, e pikërisht në çastin e tragjedisë, edhe përvoja e solidaritetit dhe e dashurisë, sepse shumë njerëz dhanë jetën e tyre, për të shpëtuar të tjera jetë. Ky është një mesazh që vijon e që duhet të bëhet gjithnjë më i fuqishëm, në mënyrë që të shkohet përpara, me dëshirën për të ndërtuar së bashku një shoqëri më të mirë, duke ia prerë rrënjët urrejtjes e terrorizmit e duke u ngritur përsëri në këmbë, edhe pas goditjeve të tilla. Kështu mund të themi se edhe ky është një mesazh i madh, jo vetëm për popullin e Amerikës, po edhe për të gjithë njerëzimin.
Gound Zero, vendin simbol të Nju Jorkut, në prill të vitit të 2008 e pati vizituar edhe Papa Benedikti XVI gjatë vizitës së tij në SHBA. E me rastin e vizitës së tij në Ground Zero, Ati i Shenjtë Benedikti XVI i drejtoi Hyjit këtë lutje që u lartua nën Kryqin e besimit e të shpresës, pikërisht në atë vend ku më 11 shtatorin e vitit 2001 ndokush pati bërë pyetjen tepër të vështirë “Ku ishte Zoti?”.

Lutja
O Hyj i dashurisë, i mëshirës e i pajtimit,
drejtoi sytë e Tu mbi ne, popull i feve e i traditave të ndryshme, mbledhur sot në këtë log, skenë e dhunës dhe e dhimbjes së pabesueshme.
Të lutemi që, me mirësinë Tënde Hyjnore,
t’u japësh pushimin e pasosur e dritën e pambaruar
të gjithë atyre që vdiqën në këtë vend;
të parëve, që vrapuan të japin ndihmën e tyre:
zjarrfikësve, policëve, punonjësve të ndihmës së shpejtë e personelit të Kapitanerisë së Portit, së bashku me të gjithë burrat e gratë e pafajshme, viktima të kësaj tragjedie vetëm sepse puna e tyre e shërbimi i tyre i thirri këtu më 11 shtator 2001.
Të lutemi, me mëshirën tënde,
t’i shërosh ata
që sot, për shkak të pranisë së tyre këtu
i ndjejnë fort dhimbjet e plagëve e të sëmundjeve .
Shëroi, o Zot, edhe familjet, që vuajnë e qajnë ende,
e të gjithë ata që humbën të dashurit në këtë tragjedi.
Jepu forcën ta vijojnë rrugën e jetës
me guxim e shpresë.

Kujtojmë edhe ata që vdiqën,
u plagosën
e të gjithë ata që humbën njerëzit e dashur
në të njëjtën ditë, në Pentagon e në Shanksvil, në Pensilvani.
Zemrat tona bëhen një me zemrat e tyre,
Rrahin njëherësh me to.
Lutja jonë përfshin gjithë dhimbjen e tyre.

O Zot i paqes, jepi paqen tënde kësaj bote plot dhunë -
Paqe në zemrat e të gjithë burrave e grave,
e paqe ndërmjet Kombeve të tokës!
Bëj t’i kthejnë hapat në udhën tënde të dashurisë,
ata që i kanë mend e zemër
të prishura nga urrejtja.
O Hyj i mirëkuptimit:
të dërrmuar nga përmasa e përbindshme e kësaj tragjedie,
kërkojmë dritën tënde e udhëheqjen Tënde,
ndërsa jemi para një ngjarjeje kaq të llahtarshme.
Të lutemi që njerëzit, jetët e të cilëve u kursyen,
të jetojnë në një mënyrë të tillë,
që të mos e bëjnë të kotë
flijimin e atyre që këtu e humbën jetën.
Ndihmona e ngushëllona,
përforcona në shpresë
e na jep urti e guxim
të punojmë pa u lodhur kurrë për një botë
ku mbretëron paqja e dashuria e vërtetë ndërmjet Kombeve e në zemrat e të gjithëve!







All the contents on this site are copyrighted ©.