2012-09-08 16:13:14

Në Argjentinë, mbledhja e fondeve “Màs por menos”


Sot e nesër, zhvillohet në Argjentinë, mbledhja e fondeve “Màs por menos”, organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore për të ndihmuar zonat më të varfëra të vendit. Këtë vit, kjo nismë, që vazhdon prej kohësh, ka si temë “Ndihma jote jep dinjitet”. Lëmoshët mblidhen në famulli, shkolla e në institute katolike. Në mesazhin e tij, Papa Benedikti XVI u kërkon besimtarëve të identifikohen me Krishtin, i cili megjithëse i pasur, u bë i varfër për ne. Ati i Shenjtë e lavdëron nismën e ipeshkvijve dhe lutet që bamirësia të sjellë fryte të bollshme në ndihmë të nevojtarëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.