2012-09-07 12:46:02

Më 8 shtator mbahet Asambleja 7-të e kryedioqezës së Shkodrës


Në fillim të një viti të ri të veprimtarisë ungjillëzuese e baritore të Kishës, që përkon edhe me fillimin e vitit të ri shkollor, kryedioqeza metropolite e Shkodër-Pultit mban Asamblenë e 7-të baritore të saj më datën 8 shtator.
Në këtë takim që mbahet mbi programin e ri dhe orientimet e përgjithshme baritore nën udhëheqjen e kryebariut të kësaj Kishe dioqezane, kryeipeshkvit imzot Angelo Massafra, marrin meshtarë, rregulltarë, rregulltare e besimtarë laikë. Dy janë temat kryesore që do të shqyrtohen gjatë kësaj asambleje dioqezane: Viti i Fesë që do të fillojë në tetorin e ardhshëm dhe falja e pajtimi, si kundërpërgjigje ndaj hakmarrjes e gjakderdhjes, plagë që ende sot, mjerisht, është e përhapur ndër shumë njerëz e familje shqiptare.
Mbi këtë Asamble kishtare dioqezane e argumentet kryesore, në mikrofonin e Radio Vatikanit të dëgjojmë imzot Angelo Massafrën.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.