2012-09-07 15:32:03

Fiton e vërteta në Pakistan: lirohet Rimsha, vajza e krishterë, e akuzuar për blasfemi


Gjykata e Islamabadit pranoi sot kërkesën për lirimin e Rimsha Masih, vajzës 11-vjeçare të krishterë, e sëmurë me sindromën e Daunit, që ndodhej në burg që prej 16 gushtit, me akuzën e blasfemisë. Kujtojmë se ajo u gjet duke djegur disa faqe të Kuranit, por më pas u vërtetua se akuzuesi i saj, imami Khalid Chishti, ia kishte dhënë vetë vajzës ato faqe, për ta akuzuar më pas. Imami është arrestuar për manipulim provash. Rimsha i është dhënë këshilltarit të kryeministrit për harmoninë kombëtare, Paul Bhatti, i cili lavdëroi punën e qeverisë dhe të forcave të rendit. E gjithë bota ishte mobilizuar për të shpëtuar Rimshën nga kthetrat e fondamentalistëve, që kanë filluar një fushatë denigrimi kundër të krishterëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.