2012-09-06 14:57:36

Patriku Jusif Junan: vizita e Papës në Liban, rast historik për Lindjen e Mesme


Libani, në valën e përgatitjeve për të pritur Papën Benedikti XVI, i cili do të shkojë në këtë vend më 14 shtator. Prelatët maronitë, të mbledhur në Bkerké, shprehën gëzimin për këtë vizitë dhe falenderuan të gjithë ata, që po impenjohen për mbarëvajtjen e saj, që nga presidenti Mishel Sulejman e deri tek vullnetari më i fundit. Mbi vlerën e këtij udhëtimi apostolik, të dëgjojmë Patrikun e Sirisë, Injac Jusif III Junan, i pranishëm dje, në audiencën e përgjithshme në Vatikan:RealAudioMP3
Vizita e Atit të Shenjtë, Benedikti XVI, do të jetë rast historik për t’u thënë të gjithë njerëzve të Lindjes së Mesme – sidomos atyre, që jetojnë në Tokën Shenjte, Izrael e Palestinë – si të jetojnë bashkë, si ta ndërtojnë të ardhmen së bashku, si të respektojnë çdo fe, grup etnik e racor mbi këtë dhe. Ne e quajmë Papën “lajmëtar i paqes” e ai do të bëjë ç’është e mundur për t’i ndihmuar ata, që banojnë në Lindjen e Mesme të kuptojnë si të punojnë për paqen, për të ardhmen.
Të rinjtë libanezë do ta takojnë Papën në mbrëmjen e 15 shtatorit. Me këtë rast, organizata kishtare “Ndihmë për Kishën që vuan” ka financuar përkthimin në arabisht të katekizmit “YouCat”. Teksti, që mijëra të rinjtë e Ditës Botërore të Rinisë në Madrid gjetën në “çantën e shtegtarit”, do të jetë tani në dispozicion edhe të rinisë së Lindjes së Mesme.








All the contents on this site are copyrighted ©.