2012-09-06 16:26:11

Kremtohet festa e Nënë Terezës dhe përurohet Shtëpia e Bamirësisë në dioqezën e Sapës


Dioqeza e Sapës kremtoi triditëshin, kushtuar së Lumes Nënë Terezë, së cilës i ka kushtuar edhe katedralen e Vaut të Dejës. Sot, në ditën e fundit të këtij triditëshi, u përurua Shtëpia e Bamirësisë, qendër dioqezane në favor të të sëmurëve e të të braktisurve, për të cilët, që sot e tutje do të kujdesen motrat e vogla karmelitane. Ndërtimi i kësaj shtëpie u bë i mundur me kontributin e shumë organizatave e shoqatave, ndër të cilat po përmendim shoqatën “Gianluca Felici”, me qendër në Romë. Më hollësisht, të dëgjojmë Violeta Marashin nga Vau i Dejës…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.