2012-09-06 15:23:58

Ipeshkvijtë evropianë: kriza nuk është vetëm ekonomike, por sidomos antropologjike


“Në bazën e krizës aktuale, që po kalon kontinenti evropian, nuk janë vetëm problematikat e rënda, që kanë të bëjnë me sistemet ekonomiko-financiare, por sidomos, është mungesa e një këndvështrimi antropologjik e shoqëror, të përqendruar mbi solidaritetin dhe susidiaritetin”: kështu shkruajnë në komunikatën e tyre përfundimtare, ipeshkvijtë evropianë, të mbledhur në Nikozi të Qipros, nga 3 deri më 5 shtator, për të diskutuar mbi kohezionin e shoqërisë evropiane. “Politikat shoqërore – lexohet në dokument – nuk mund të bazohen thjesht mbi të ardhurat, të cilat e sprovojnë rëndë kohezionin shoqëror të kontinentit të vjetër. E ardhmja e Evropës dhe përjashtimi shoqëror i njerëzve të saj janë sfida të vërteta për Kishën e impenjuar në kumtimin e Ungjillit të Krishtit, i cili i sjell botës drejtësinë e paqen e vërtetë”. Sipas ipeshkvijve, Evropa ka nevojë për krishterimin e të krishterët kanë përgjegjësi të veçantë për të ardhmen e saj. Edukimi e arsimimi – rrugët, që propozojnë ipeshkvijtë – duhet të vlerësojnë pasurinë e kulturës evropiane, në mënyrë që artet dhe shkenca të hyjnë në dialog me fenë, pa integralizma nga të dyja palët.







All the contents on this site are copyrighted ©.