2012-09-05 13:49:46

Nënë Tereza jonë ndihmona nga lartësitë Qiellore


Nënë Tereza, Nëna jonë.
Unë e di që Ti jeton në Pavdekësinë e Hyjit,
Unë e di që Ti je pjesë e Dashurisë që nuk vdes,
Unë e di që Ti je Dritë e përjetshme,
Unë e di që Ti nga Qielli ndërmjetëson pranë Jezusit
Për të dashurit e tu të përhershëm, të varfrit ndër më të varfër e
Po e di ndërmjetëson për popullin tënd që të lindi shqiptare.

Ndihmona nga lartësinë Qiellore, jo Nënë, Bijë e Motër
Të dallim nga errësira e dhunës,
Nga marrëzia e vuajtjes e
Të jetojmë të lirë, të jetojmë në dashuri e
Përkim vëllazëror, siç Ti na mësove me gjeste, me vepra
Me tërë qenien tënde, tashmë hyjnore.
Lutu për ne e ndihmona, oj Nënë, Bijë e Motër e jonë.
RV








All the contents on this site are copyrighted ©.