2012-09-03 16:54:38

Kardinali Martini në dëshminë e jezuitit shqiptar atë Zef Bisha


Kardinalin e njohur Carlo Maria Martini e kujtojnë të gjithë si një njeri të paqes, si një njeri shpirtëror, ai një njeri të Fjalës së Zotit. Ai qe pik themelore referimi për laikë e katolikë, besimtarë e jo besimtarë. Njeri i thjeshtë, i përvujtë, i thellë, i përzemërt e i vendosur dhe rrënjosur në Fjalën e Hyjit e në respektin e dashurinë ndaj njeriut, nga kardinal Martini, mbetët figura e tij e jashtëzakonshme, mbesin fjalët e tij dhe shkrimet e tij. Është e do të jetë e rëndësishme të reflektojmë mbi atë që kardinal Martini jetoi, dëshmoi e kumtoi gjatë jetës e misionit të tij si rregulltar jezuit, si studiues i madh i Biblës, si kryeipeshkëv e si intelektual. Ai na mësoi të dialogojmë me të gjithë për t’i afruar zemrave e njerëzve me Zotin e me njëri-tjetrin. Kultura, dëshmia e karizma, një mësim i madh i fesë në Hyjin e Jetës edhe gjatë sëmundjes.
Figura shpirtërore e vëllazërore e kardinali jezuit Carlo Maria Martini në dëshminë e jezuitit shqiptar atë Zef Bisha, i cili është shqiptari i fundit, që me 15 gusht u takua me kardinalin Karlo Maria Martini, vetëm dy javë para vdekjes , më 31 gusht, javën e kaluar. Ja dëshmia e tij për sivëllain jezuit kardinal Martinin në mikrofonin e Radio Vatikani..........................RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.