E diel2 shtator Kisha kremton të dielën e 22-të gjatë vitit kishtar
e po në këtë datë kalendari kishtar përkujton edhe Të hënën 3 shtator, kalendari
kujton shën Gregorin e Madh, papë e doktor i Kishës. Të martënmë 4 shtator,
kalendari kishtar kujton shën Bonifacin I, papë, shën Rozen e Viterbos, virgjër,
shën Marinin, oshënar e shën Mosiun, profet e ligjdhënës. Të mërkurën e ardhshme
më 5 shtator, kalendari kishtar kujton të Lumen shqiptare Nënë Terezën, Gonxhe
Bojaxhiun, themeluesen e Misionareve të Dashurisë, bijën e motrën shqiptare, Nënën
dhe Engjëllin e të varfërve. Sivjet bie 15 vjetori i vdekjes së Nënë Terezës
e ky përvjetor e kjo festë do të kremtohet në të gjitha Kishat në trevat shqiptare
e në mbarë botën, me një kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që e Lumja Gonxhe
Bojaxhiu i la besimtarëve të krishterë e të gjithë njerëzve vullnet mirë: ta duam
Zotin mbi çdo gjë e të afërmin porsi vetveten. Gjithnjë të mërkurën
më 5 shtator kalendari shënon edhe kujtimin e shën Erkolanit e Taurinit, martirë Të
enjtenmë 6 shtator, kalendari kishtar shën Zakarinë, profet; shën Onesiforin,
nxënës i shën Palit apsotull. Të premtenmë 7 shtator, kalendari
kishtar kujton shën Regjinën, virgjër e martire, shën Guidon, ipeshkëv të Arecos; Të
shtunënmë 8 shtator, kalendari kishtar kremton festën e Lindjes të
Lumës së Mari Virgjër. Kjo festë te populli shqiptar njihet me emrin festa
e Zojës së Vogël. Gjithnjë më 8 shtator, kalendari kishtar kujton edhe shën Sergjin
I, papë. Të dielën e ardhshmemë 9 shtator, Kisha do të kremtojë
të dielën e 23-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 9 shtator kalendari kujton edhe
shën Pjetrin Klaver, meshtar jezuit, apostull ndër zezakë të internuar; shën Gorgonin,
martir.