2012-08-31 16:08:56

Pajtimi ndërmjet rusëve dhe polakëve: më 9 shtator, leximi i një mesazhi të përbashkët


Më 9 shtator, në të gjitha kishat e Polonisë, do të lexohet një mesazh i përbashkët për popullin polak e për atë rus. Ky është njëri nga rezultatet e takimit të 25 gushtit, në Shenjtëroren e Zojës në Jasna Gora të Çestokovës, menjëherë pas vizitës së Patrikut rus Kirill në Poloni, më 17 gusht. Gjatë kësaj vizite historike, u nënshkrua një mesazh i përbashkët për pajtimin ndërmjet dy popujve, të cilët kanë pasur një të kaluar të vështirë marrëdhëniesh e nuk e shohin me sy të mirë njëri-tjetrin. Mjafton të kujtojmë masakrën e Katinit, ku me urdhër të Stalinit u vranë 22 mijë oficerë polakë. Deri në vitin 1989, verisoni zyrtar ia vishte autorësinë e këtij tmerri nazistëve gjermanë. Tani, të krishterët bëhen protagonistë të një faqeje të re historike, duke mos e lënë të kaluarën t’ia mbyllë dyert paqes e pajtimit. “Qëllimi i dy Kishave – shkruhet në mesazh – është të dialogojnë mbi bazën e së vërtetës, të besimit, të vullnetit të mirë dhe të mirëkuptimit të ndërsjelltë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.