Në Damask luftimet nuk ndalen, mase 30 viktima vetëm sot, por nga dite djeshme të
vdekurit janë 130. Rebelët njoftojnë se kanë qëlluar një avion ushtarak në kufi me
Turqinë. Autoritetet siriane kanë akuzuar presidentin e Egjiptit Muhammad Morsi për
“nxitje të gjakderdhjes në Siri” duke iu referuar fjalimit të tij shqiptuar sot në
Teheran gjatë punimeve të takimit të kryetarëve të Shteteve e të Qeverive të lëvizjes
së Vendeve të Pa inkuadruara. E kështu kriza sirian ishte në qendër të takimit të
Vendeve të Pangazhuara që po zhvillohet në Teheran. Irani ka njoftuar formimin e një
trojke për ta dërguar në terren. Në anën tjetër diplomacia është punë për të gjetur
një zgjidhje politike të konfliktit sirian. Asambleja e përgjithshme e OKB-së mè 4
shtator do të mbajë mbledhjen mbi Sirinë. Në terren situata humanitare në Siri
po keqësohet çdo orë më tepër, e prej disa ditësh janë zhdukur kontaktet me Karitasin
sirian, pohon Karitasi i Lindjes së Mesme në një deklaratë. Imzot Antoine Audo, president
i Karitasit Sirian, në mesazhin e fundit që ka dërguar shkruan: “Vendi im tani është
afër besimtarëve të mi, të cilët nuk mund e nuk dua absolutisht t’i braktisi”. Në
terren dhuna mbizotëron kudo e lajmet njoftojnë jo vetëm për ndeshje të pareshtura
mes forcave kundërshtare, por edhe për atentate terroriste edhe kundër të krishterëve
e kundër pakicave tjera fetare. E tërë popullsia siriane, vijon Karitasi, jeton në
një pasiguri përherë e më të madhe e më të rrezikshme, pasiguri e cila shton gjithnjë
më shumë fluksin e refugjatëve, sidomos drejt Jordanisë, e cila konsiderohet si vend
më i sigurt se Libani. Këtu numri i ikurve ka kaluar 160.000 njerëzve, të cilëve duhet
shtuar mase 31.000 refugjatët irakianë të pranishëm prej kohësh në Jordani. Karitasi
e organizata tjera humanitare ndërkombëtare po bëjnë përpjekje të mëdha për koordinimin
e ndihmave dhe organizimin e asistencës për popullsinë e goditur nga lufta, por nevojat
janë të mëdha. Që nga fillimi i emergjencës të të ikurve nga lufta janë dërguar ndihmat
e para për familje, mirëpo vetëm në Siri nevojiten që tani 170.000 euro për të zgjeruar
shpërndarjen e ndihmave popullsisë në luftë.