Sot më 30 gusht kalendari kishtar përkujton shën Adautin, martir. Ky shenjtë
pësoi martirizimin nën Dioklecianin. Një legjendë thotë se ndërsa shën Feliksin e
çonin drejt torturës së tmerrshme për shkak të fesë së tij në Krishtin, një i panjohur
deshi të ndante bashkë me Feliksin të njëjtin fat. Të dyve iu pre koka. Pasi që personi
që nuk dihej se kush ishte, mbeti pikërisht i panjohur, qe thirrur adauctus, prej
nga vjen emri Adauti.