2012-08-30 14:40:09

Kisha e promovimi i kohezionit shoqëror në Evropë.


Angazhimi i Kishës në promovimin e kohezionit shoqëror në Evropë në këtë pierudhë krize. Kjo është tema e takimit të ipeshkvijve dhe të delegatëve të Konferencave ipeshkvnore katolike të Evropës, përgjegjës për çështjet sociale, që do të mbahet në Nikozi të Qipros nga data 3 deri më 5 shtator të ardhshëm.
Në kohën e krizave, siç është ajo aktuale, duhet kërkuar dhe përshkuar rrugë të reja të jetesës e të bashkëjetese, që na ndihmojnë në përballimin e krizës ekonomike por edhe të krizës së vlerave njerëzore e shoqërore. Duke u nisur nga kriza e thellë aktuale, përcaktim i përditshëm për të jetuar të bashkuar, pra pranë tjetëri tjetrit, sot gati gati bëhet detyrim. E bashkëjetesa jo gjithmonë e thjesht për t’u realizuar nëse nuk frymëzohet nga vullneti për të mishëruar planin e një jete të përbashkët të mbështetur mbi vlera të patjetërsueshme e të panegociueshme.
Prandaj, në takimin e përmendur do të trajtohen tema e pikëpyetje si: Në çka bazohet sot kohezioni shoqëror? Cilat janë elementet që e vënë në vështirësi e rrezik në nivelin lokal e evropian? A është e mundur një Evropës e përbashkët që i harron rrënjët e veta kristiane? E, cili është roli i Kishës? Mbi këto e pyetje tjera, pra, do të konfrontohen në Nikozi (Qipro), nga data 3 deri më 5 shtator të ardhshëm, ipeshkvijtë dhe delegatët e Konferencave ipeshkvnore katolike të Evropës, përgjegjës për çështje shoqërore.
Në takimin e organizuar nga Komisioni i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës për çështje shoqërore “Caritas in vertate”, kryesuar nga imzot Giampaolo Crepaldi, ipeshkëv i Triestes, do të marrin pjesë mase 30 delegatë që do të priten nga kryeipeshkvi i Qipros së Maronitëve, imzot Youssef Soueif.
Punimet e këtij takimi do të hapen nga Zëvendës-Presidenti i CCEE-së, kardinali Angelo Bagnasco, kryeipeshkëv i Gjenovës. Në mbledhjen treditore janë parashikuar ndërhyrjet e kryeipeshkvit të Dublinit, imzot Diarmuind Martin, mbi temën ‘Nga kriza në shpresë’; ajo e profesorit të Universitetit Papnor të Lateranit e Këshilltarit juridik të Selisë së Shenjtë pranë OKB-së, FAO-së, IFAD-it, OSCE-së e Këshillit të Evropës, Vincenzo Buonomo, mbi ‘Politika e kohezionit shoqëror në Bashkimin Evropian’ e së fundi, ato të dy profesorëve universitarë e anëtarë të Parlamentit të Qipros: Andreas Pitsillides, mbi temën ‘Të jetosh së bashku si Popull i Zotit: një vizion teologjik’, dhe të Marios Mavrides mbi temën ‘ Ndërtimi i një shoqërie të drejtë: një perspektivë ekonomike’. Takim është organizuar në kuadrin e aktiviteteve të promovuara nga Qeveria e Qipros me rastin e Presidencës qipriote të Bashkimit Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.