2012-08-29 16:40:32

Shqipëria për herë të parë në Lojërat Paraolimpike, falë Haki Dokut


Edhe Shqipëria do të ketë atletin e vet në Lojërat Paraolimpike të Londrës. Për herë të parë në histori, shqiptari Haki Doku arriti të realizojë ëndrrën e vet, me anë të projektit “Road to London 2012”, që e sponsorizon, së bashku me afaristë të tjerë privatë, për të marrë pjesë në garën e çiklizmit. Biçikleta për atë, që s’mund të përdorë këmbët, është krejtësisht e veçantë. Rrotat lëvizen me dorë. Garat në të cilat do të marrë pjesë Haki Doku janë: individuale me kronometër, më 5 shtator, në orën 14.30 dhe, gara në linjë, më 7 shtator, në orën 16.32.
Haki Doku është lindur në Krujë, më 18 qershor 1969. Emigrant në Itali, banon në Milano, që nga viti 1995. Më 1997 ka pësuar një aksident, për shkak të të cilit ka përfunduar në karrocë. Është i martuar dhe ka një djalë. Aktualisht punon në një kompani financiare në Milano.








All the contents on this site are copyrighted ©.