2012-08-29 16:37:45

Bombë në një funeral në Siri, shuhet një familje


Një atentat terrorist shuan një familje të krishterë në një nga lagjet e Damaskut, në Siri. Dje, në orën 2 të pasdites, një automobil, ku ishte vendosur një bombë, shpërtheu gjatë kalimit të një grupi besimtarësh, që po shkonin në varreza për funeralin e dy të rinjve, edhe ata, viktima të një bombe. Kësaj radhe, viktimat ishin 12, ndër të cilët 5 fëmijë dhe 50 të tjerë të plagosur. Prej kohësh, të krishterët janë në shënjestër të grupeve xhihadiste. Sot, në juglindje të kryeqytetit, u gjet e masakruar një familje të krishterësh armenë, të cilëve u ishte prerë koka. Mendohet se ky krim i shëmtuar është vepër e myslimanëve integralistë salafitë.








All the contents on this site are copyrighted ©.