2012-08-28 10:52:16

Takim privat i Papës me kryeministrin italian Monti


Dje pasdite, Papa Benedikti XVI priti në audiencë private në Kastel Gandolfo, kryeministrin italian Mario Monti. Sipas komunikatës së Sallës së Shtypit të Vatikanit, më pas, Monti u takua edhe me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Tarçizio Bertone.
Gjendja në Evropë dhe sfidat që ka përpara kontinenti, kontributi i qytetarëve e sidomos i të rinjve për zhvillimin e tij njerëzor e shpirtëror: këto ishin temat e bisedës 45 minutëshe të kryeministrit italian me Atin e Shenjtë, në një atmosferë familjariteti e përzemërsie. Gjatë dhjetë muajve të qeverisjes, Mario Monti e ka takuar shtatë herë Papën Racinger.







All the contents on this site are copyrighted ©.