Dhimbja e Papës për tragjedinë e rafinerisë në Venezuelë: Kisha e shoqëria të ndihmojnë
ata, që kanë humbur shtëpi e të dashur
Lutje për viktimat, afërsi shpirtërore për familjet, thirrje për solidaritet. Këto
janë fjalët e telegramit të ngushëllimit të Papës Benedikti XVI për vdekjen e 48 venezuelanëve,
nga shpërthimi i rafinerisë së Amuay-t, të shtunën e kaluar. Në tekstin, që mban firmën
e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone, Ati i Shenjtë shpreh
dhimbjen e tij të thellë për ngjarjen, u siguron të gjithëve lutjet e tij dhe u bën
thirrje shoqërisë e Kishës në Venezuelë të ndihmojnë me solidaritet të krishterë,
ata që kanë humbur të dashurit dhe kanë mbetur pa strehë.