2012-08-27 15:24:00

Veprimi Katolik: përfundoi në Rumani Forumi për impenjimin e laikëve në Kishë


Në Jashi të Rumanisë, përfunduan punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Forumit ndërkombëtar të Veprimit Katolik. Nga data 22 deri më 26 gusht, 170 pjesëmarrës, ipeshkvij, meshtarë e laikë nga 35 vende të ndryshme, diskutuan mbi temën: “Laikë të Veprimit Katolik: bashkëpërgjegjësia kishtare dhe shoqërore”. Bashkëpunimi i vërtetë ndërmjet meshtarëve dhe laikëve, thuhej në mesazhin, që u dërgoi Papa Benedikti XVI, kërkon ndryshimin e mendësisë mbi rolin e laikëve në Kishë, që duhen konsideruar jo thjesht si bashkëpunëtorë të klerit, por si njerëz që marrin përsipër përgjegjësinë e Kishës dhe të impenjimit të saj në botë. Asambleja miratoi anëtarësimin e dy vendeve të tjera: Republikës Qendroafrikane dhe Kongo Brazavilit. Zgjodhi edhe pesë vendet e Sekretariatit: konfirmoi Argjentinën, Burundin dhe Italinë e zgjodhi për herë të parë, Rumaninë e Spanjën.








All the contents on this site are copyrighted ©.