2012-08-27 13:29:15

Organizata ekumenike “More than Gold” fton të kremtohet një “E dielë paraolimpike”


Një “E dielë paraolimpike” për t’u kremtuar më 2, ose më 9 shtator: kjo është nisma e organizatës ekumenike angleze “More than gold (Më shumë se ar)”, me rastin e edicionit të 14-të të Paraolimpiadës për atletët me të meta fizike, që do të zhvillohet në Londër nga 29 gushti deri më 9 shtator. “Lojërat paraolimpike – lexohet në një notë – u japin Kishave mundësinë ideale për të kremtuar kontributin e dhënë nga njerëzit me të meta fizike e për të rinovuar impenjimin e mikpritjes së tyre”. Dita varet nga kishat përkatëse, por organizata jep disa këshilla, si: të ftohen atletët me të meta fizike, të inkurajohen të gjithë personat me probleme të tilla të marrin pjesë në kremtimet fetare, të lehtësohet hyrja e tyre në vendet e kultit dhe të reflektohet mbi ato pjesë të Biblës, që flasin për mikpritjen e solidaritetin. Organizata “Më shumë se ar” mori pjesë edhe në ndezjen e pishtarit paraolimpik në Londër, në Belfast, në Edimburg e në Kardif, nga data 24 deri më 27 gusht, për të ndezur pastaj pishtarin e madh të stadiumit më 29 gusht, gjatë ceremonisë së hapjes së Paraolimpiadës.







All the contents on this site are copyrighted ©.