Audienca e Përgjithshme e Papës të mërkurën do të mbahet në Vatikan.
Të mërkurën e ardhshme, Papa Benedikti XVI do të mbajë Audiencën e Përgjithshme në
sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, për çka do të vijë me helikopter nga Kastel Gandolfo
për të takuar besimtarët, shtegtarët dhe grupin shtegtar të ministrantëve nga Franca,
organizuar nga Komisioni ipeshkvnor francez për Liturgjinë, mbi temën: “T’i shërbesh
Zotit, gëzim për njeriun, gëzim për Zotin”. Afër 2.600 ministrantë, (fëmijët që shërbejnë
pranë elterit gjatë kremtimit të Meshës e të kremtimeve tjera liturgjike), të shoqëruar
nga priftërinj e seminaristë, të ardhur nga mase gjysma e dioqezave të Francës që
nga dita e shtuna e kaluar janë në Romë për të marrë pjesë në Kapitullin e tyre, ngjarje
që do të kulminojë me pjesëmarrjen e tyre në Audiencën e Përgjithshme të Papës Ratcinger
në Vatikan.