2012-08-24 19:07:48

Shqiptarët në Takimin e Lëvizjes “Bashkim e Çlirim” në Rimini të Italisë. Në mikrofonin tonë, filozofi Ardian Ndreca


U zhvillua në Rimini të Italisë, Takimi tradicional i Lëvizjes kishtare “Bashkim e Çlirim”, që sivjet pati për temë: “Natyra e njeriut dhe marrëdhëniet e tij me Amshimin”.
Në kuadrin e veprimtarive javore të Mitingut, tërhoqi vëmendjen një ekspozitë, në të cilën përshkruhej historia e fesë së një populli të vogël, shpesh të persekutuar e të martirizuar, që tregon se nëse njeriu i largohet Zotit dhe e mohon Atë, shpërfytyrohet aq sa të kthehet në armik të vetvetes. Ky popull është ai shqiptar dhe ekspozita, e cila u ndoq nga mijëra vetë, titullohej “Shqipëria, Athleta Christi. Rrënjët e lirisë së një populli”.
Duke kaluar përmes tri ikonave - e para, e kohës së Skënderbeut; e dyta, e Rilindjes Shqiptare, që çoi drejt pavarësisë dhe; e treta, e Shqipërisë së pas komunizmit, në mes të përpjekjeve për gjetjen e identitetit kombëtar – organizatorët italianë dhe shqiptarë dëshmuan qartë se liria e personit është e plotë, nëse ai pranon se varet nga Zoti, i vetmi që i kundërvihet diktaturës së njeriut kundër njeriut.
Ekspozita qëndroi e hapur nga e diela e kaluar deri më 25 gusht, por u paraqit zyrtarisht të enjten mbrëma. Në Takimin e së enjtes mori pjesë edhe filozofi shqiptar, pedagog në Universitetin Papnor Urbanian të Romës, Ardian Ndreca. Ta dëgjojmë.............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.