2012-08-22 14:02:36

Shqipëri: obelisk në përkujtim e respekt të viktimave të komunizmit


Qeveria e Shqipërisë mori sot vendimin për ndërtimin e një Obelisku në nderim të viktimave të diktaturës komuniste. Gjatë mbledhjes së qeverisë së Tiranës, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha kërkoi nga ministri i Kulturës, Aldo Bumçi që të përcaktojë vendin për ndërtimin e kësaj vepre, përmes një konkursi ndërkombëtar.
"Duhet të jetë produkt i studiove më të mira botërore. Të bëhet një konkurs ndërkombëtar, sepse nëse ka një komb që duhet të shprehë maksimalisht nderim për këtë, jemi ne, që hoqëm terrorin më të egër. Procesi të përshpejtohet. Të përcaktohet një vend dhe një përmendore, në nderim të atyre që u ekzekutuan për bindjet politike pa gjyqe dhe që janë një numër shumë i madh i popullatës. Ta ngremë Obeliskun në respekt të tyre dhe të kujtesës kombëtare", tha kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha..( nga ATSH-ja)







All the contents on this site are copyrighted ©.