2012-08-15 15:01:59

Tetë vjet më parë, udhëtimi i fundit ndërkombëtar i të Lumit Gjon Pali II, pranë Zojës së Lurdës


Tetë vjet më parë, më 14 e 15 gusht 2004, i Lumi Gjon Pali II, i moshuar e i ligështuar, me vështirësi të mëdha në të folur për shkak të sëmundjes së Parkinsonit, u nis për në shtegtimin e tij të fundit ndërkombëtar. Pak orë, tepër intensive, pranë Shenjtërores së Zojës në Lurdë. Në homelinë e Meshës së 15 gushtit, solemniteti i Zojës së Madhe, lanë mbresa të thella këto fjalë: “Në ato ditë, Maria u nis drejt malit… Fjalët e tregimit ungjillor, na bëjnë të shikojmë me sytë e zemrës, vashën e re të Nazaretit, në udhë drejt atij “qyteti të Judesë”, ku banonte kushërira, për t’i shërbyer. Na bën përshtypje sidomos kujdesi plot butësi i Marisë për kushërirën e moshuar. E saja, është dashuri konkrete, që nuk kufizohet në fjalë dashamirësie, por merr përsipër personalisht lodhjen e asistencës. Virgjëra nuk i dhuron kushërirës thjesht, diçka nga vetja; i dhuron vetveten, pa kërkuar asgjë si shkëmbim. E kupton mirë se dhurata, që i ka dhënë Zoti, më tepër se privilegj, është detyrë, që e impenjon për të tjerët pa interes, siç është karakteristike për dashurinë”. Ndër 104 udhëtimet e Papës së lum jashtë Italisë, ky na jep një këndvështrim të veçantë për festën e sotme të Zojës së Madhe.








All the contents on this site are copyrighted ©.