Në Egjipt, presidenti Morsi largon nga detyra Ministrin e Mbrotjes, Tantaui
Presidenti egjiptian, Mohamed Morsi e shpjegoi vendimin e tij për të larguar nga detyra
kreun e forcave të armatosura dhe Ministrin e Mbrojtjes, Husein Tantaui, si edhe kreun
e shtatmadhorisë, Sami Anan, si veprim për të mirën e popullit e të kombit, pa dashur
të godasë persona të veçantë. Mijëra simpatizantë islamikë festojnë për dekretet e
presidentit, ndërsa ambienti ushtarak është krejtësisht i pakënaqur. Vërtet, këto
dekrete e përqendrojnë pushtetin në duart e një personi të vetëm, pasi parlamenti
nuk ekziston më, i shpërndarë nga Gjykata Kushtetuese, e cila i deklaroi të pavlefshme
zgjedhjet legjislative. Në mungesë të parlamentit, pushteti legjislativ ushtrohet
nga Këshilli ushtarak, por Morsi po mundohet t’i kapërcejë ushtarakët. Derisa të mblidhet
Asambleja e re Kushtetuese, derisa të bëhet referendumi për miratimin e Kushtetutës
e derisa të zhvillohen zgjedhje të reja e të fillojë punën parlamenti i ri mund të
kalojë së paku një vit.