2012-08-13 18:01:46

Ndeshje në Damask e Haleb. Shtyhet mbledhja e Lidhjes Arabe për Sirinë


Tjetër ditë ndeshjesh në Siri. Kreu i vëzhguesve të OKB-së flet për “dhunë në rritje në shumë zona të vendit, për shkak të të dyja palëve në konflikt”. Opozita denoncon se gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë mëse 100 vetë. Vatrat kryesore të luftës mbeten Damasku dhe Halebi. Në kryeqytetin sirian, ushtria vazhdon të bombardojë pozicionet e rebelëve dhe t’i arrestojë. Nga ana e tyre, kryengritësit deklarojnë se kanë hedhur poshtë një avion qeveritar. Vazhdojnë edhe dezertimet nga radhët e regjimit. Sekretari i përhershëm sirian në selinë e OKB-së në Gjenevë kaloi me opozitën. Ndërkaq, u shty në një datë të pacaktuar mbledhja e Lidhjes Arabe, e cila dje duhej të emëronte algjerianin Brahimi si të dërguarin e vet në Siri, pas dorëheqjes së Kofi Annanit.








All the contents on this site are copyrighted ©.