2012-08-10 16:47:03

Thirrje drejtuar Papës, për t’i dhënë fund diskriminimit të albinëve në Kongo


Shoqata për zhvillimin e albinëve në Afrikë i ka drejtuar Atit të Shenjtë një thirrje, që të sensibilizojë autoritetet e Republikës Demokratike të Kongos për gjendjen e albinëve në këtë vend. Albinët janë njerëz, që lindin pa pigmentin e ngjyrës, parandaj krejtësisht të bardhë e në mesin e popullsisë së zezë afrikane duken të çuditshëm. Janë shpesh viktima të supersticionit, sidomos në rajonin e Kivut, ku albinët vriten e rrëmbehen, sepse mendohet se kockat e tyre kanë veti magjike e shëruese. Edhe shëndeti i albinëve është më në rrezik se i të tjerëve, për shkak të predispozicionit për tumoret e lëkurës, që i lë këta njerëz në mëshirën e kremrave të ndryshme kundër diellit e të veshjeve të përshtatshme. Të dëgjojmë atë Xhulio Albanesen, drejtor i revistës së Veprave Papnore Misionare “Popujt e misionet”:
Numri i albinëve është shumë i lartë, flitet për një, çdo 17 mijë banorë të kontinentit afrikan. Të jesh albin në Afrikë është fatkeqësi, pasi nuk ka asnjë mbrojtje nga shteti, nga qeveritë e, sidomos, sepse jeta kushtëzohet nga kultura lokale e supersticionet. Për shembull, në Afrikën që shtrihet pranë Nilit, ekziston mendimi se organet e brendshme të albinëve mund të përdoren për magji.








All the contents on this site are copyrighted ©.