2012-08-10 16:43:36

Kuriozitete për Olimpiadat: Ceremonia e mbylljes.


Ceremonia e mbylljes është më e thjeshtë e më pak formale, se ajo e hapjes.
Atletët hyjnë në stadium të përzjerë, pa dallime kombëtare. Ngrihen tre flamuj, shoqëruar nga Himnet përkatëse: flamuri i vendit mikpritës, ai i Greqisë e flamuri i vendit, ku do të zhvillohen Lojërat e ardhshme Olimpike.
Pasojnë fjalimi i kryetarit të Komitetit organizator dhe ai i Kryetarit të CIO (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar), i cili i deklaron lojërat të mbyllura dhe i fton të rinjtë e mbarë botës të mblidhen përsëri në Olimpiadën e ardhshme.
Flamuri olimpik ulet nga shtiza. Një variant i posaçëm i tij i dorëzohet kryetarit të bashkisë së qytetit, që do të mikpresë edicionin e ardhshëm të Olimpiadës, i cili duhet ta valëvitë 8 herë.
Edhe në ceremoninë e mbylljes ka vend për pjesën artistike. Të kujton si vendin ku përfunduan Lojërat, ashtu edhe atë, që do t’i mikpresë pas katër vjetësh.
Që nga Lojërat Verore të 2004, dorëzimi i çmimeve të maratonës mashkullore bëhet gjatë ceremonisë së mbylljes (në Lojërat dimërore të Torinos 2006 u bë me vrapimin mashkullor prej 50 kilometrash).
Në fund shuhet edhe flaka olimpike.
Në vendin e saj, qielli ndriçohet nga fishekzjarret, pjesë përbërëse e Protokollit Olimpik.








All the contents on this site are copyrighted ©.