2012-08-09 14:05:06

Imzot Semeraro: Papa na fton t’i konsiderojmë pushimet takim me Zotin dhe me të afërmin


Edhe në pushimet verore, duhet të zbulojmë “bukurinë e lutjes së përditshme”: kështu na këshilloi Papa dje, gjatë audiencës së përgjithshme në Kastel Gandolfo. Vetë Benedikti XVI ia kushton pushimet lutjes, studimit dhe shkrimit të librave, por edhe shëtitjeve e çasteve të gëzueshme me besimtarët e qytetit italian, fare pranë Romës. Ipeshkvi i Albanos(dioqeza në të cilën bën pjesë Kastel Gandolfo), imzot Marçelo Semeraro na tregon disa anekdota:RealAudioMP3
Po nënvizoj disa aspekte publike, të këndshme. Të dielën, ishin të pranishëm në Lutjen e Engjëllit të Tënzot një grup seminaristësh nga Otranto, që këndonin. Papa i dëgjoi, i pa se ku ishin dhe ia dha këngës bashkë me ta. Nganjëherë, sidomos të dielave, në fund të shëtitjes në Vilat papnore, Papa hyn nga jashtë në Pallatin Apostolik, duke kaluar nga sheshi artistik i Kastel Gandolfos. Ndalet për të përshëndetur fëmijët e njerëzit, që ndodhen aty, në atë çast. Janë aspekte humaniteti, që më duken shumë të bukura.
Cilat do të jenë nismat e dioqezës së Albanos për të festuar 15 gushtin, Zojën e Madhe, së bashku me Papën?
Kjo traditë u përurua nga Papa Gjoni XXIII dhe u vazhdua nga papët e mëvonshëm. Këtë vit, kremtimi i meshës do të jetë i veçantë, sepse kisha famullitare ka qenë mbyllur për disa muaj, për shkak të restaurimit. Prandaj, Mesha që do të kremtojë Papa më 15 gusht do të jetë edhe rast për t’ia paraqitur publikut. Kisha, ndërtesë kulti, duhet të jetë e bukur, sepse e bukur është ajo shtëpi e Zotit, që jemi ne.








All the contents on this site are copyrighted ©.