2012-08-09 11:49:51

Dy fjalë për jetëshkrimin e Edit Shtain


Lindi në gjirin e një familjeje hebrenjsh në Bratislavë më 1891. Në moshë të re pati deklaruar se ishte ateiste. Vijoi studimet pranë universitetit të Gottingës, ku qe nxënëse e Edmund Husserl e, më pas, asistente e tij e profesoreshë filozofie në Friburg. Nisi të shkruajë vepra filozofike, që tërhoqën vëmendjen e rretheve evropiane të kësaj fushe. Përktheu veprat e Shën Tomës e vijoi të jepte mësim në Institutin Pedagogjik të Munsterit. E prekur thellë në shpirt nga biografia e Shën Terezës së Avilës, kërkoi të pagëzohej më 1922, duke iu kushtuar, më pas, dhënies së mësimit në liceun e motrave domenikane të Spirës. Regjimi nazist e detyroi të largohej nga katedra, sepse hebreje. Me acarimin e mëtejshëm të përndjekjes së çifutëve, eprorët, për ta shpëtuar, e transferuan në kuvendin e Echt-it në Holandë. Në gusht të vitit 1942 Gestapoja hyri me forcë në kuvend. Atë dhe motrën Roza, terciare domenikane, i mbyllën në kampin famkeq të shfarosjes në Auschwitz. Përveç grave të Ungjillit, është e para hebreje e lartuar në nderimet e elterit nga Papa Gjon Pali II, i cili e shpalli edhe bashkëpajtore të Evropës, së bashku me Shën Katrinën e Sienës dhe me Shën Brigjidën. U shkrua në listën e shenjtorëve me emrin rregulltar simbolik: “Shën Tereza Benedikta e Kryqit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.