2012-08-07 16:36:35

Në Siri, dezerton kryeministri. Sulmohet manastiri i Mar Musës


Siria është në prag të kaosit. Bëri bujë dezertimi i kryeministrit sirian Hixhab, i cili pasi kaloi me rebelët, u nis për në Katar. Ish-kreu i qeverisë foli për “genocid” nga ana e autoriteteve siriane. “Regjimi i ka ditët e numëruara” theksoi Shtëpia e Bardhë, ndërsa dhuna shkaktoi dje 265 të vdekur. Ndeshje të përgjakshme edhe në Haleb, ku shumë ushtarë kanë kaluar me opozitën. Manastiri i krishterë i Mar Musa-s, i udhëhequr në të kaluarën nga jezuiti italian, atë Paolo Dall’Oglio, është sulmuar dhe plaçkitur.
Në planin diplomatik, krahu i djathtë i ajatollahut iranian Khamenei, u takua në Damask me presidentin sirian për të diskutuar mbi fatin e 48 iranianëve, marrë peng nga rebelët të shtunën në kryeqytet. Opozita mendon se kanë ardhur për ta ndihmuar ushtarakisht presidentin Asad, ndërsa sipas autoriteteve iraniane janë vetëm shtegtarë myslimanë. Teherani akuzon SHBA-të si përgjegjëse për rrëmbimin.








All the contents on this site are copyrighted ©.